Skip to content

I vodhi një gruaje kuletën dhe bizhuteritë në shëtitoret e Himarës, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi i ka vjedhur një qyetetareje kuletën me para dhi bizhuteri floriri. Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit të Himarës, ndërsa vlera totale e vjedhjes arrinte në 60 mijë lekë.

 

Autori dyshohet se ka vjedhur edhe më herët banesën e një shtetaseje, më datë 26 qershor 2023, në Himarë. Gjithashtu ai rezulton me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.