GJKKO ka sekuestruar te pakten 6 pasuri te ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Mesohet se jane gjetur e sekuestruar dokumente, laptope, celulare, USB, te cilat do te hetohen.
Gjithashtu jane sekuestruar kater apartamente te ish numrit dy te socialisteve dhe dy llogari bankare.
Njoftimi i SPAK:
Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).
