Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit në Athinë mbrëmjen e të mërkurës.
Sipas medias greke zougla.gr, viktima ishte 44 vjeç dhe u qëllua nga dy persona.
44 vjeçari shqiptar, ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti 23”, kur u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona me motoçikletë.
Shtetasi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, mori plumba në kokë e në gjoks.
Policia greke thotë se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonën ku u vra shqiptari.
Rruga “Kritis 23” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek.
