Pronari i vilës 5-katëshe që u shemb sot me tritol ka treguar se ndihet i prekur nga kjo ngjarje, dhe se kërkon që drejtësia të bëjë punën e vetë dhe mundi i tyre të shpërblehet.
Ndër të tjera ai tha se ka qenë i rregullt si taksapagues dhe pret që pronat t’i vlerësohet me çmimin e tregut.
“Duam që drejtësia të bëjë punën e vetë, por mundi dhe djersa jonë të vlerësohet. Jemi 22 banorë, kem i nga 33 vite që punojmë. Kemi dy kate një me shërbim, me 150 euro vlera, ndërsa 10 metra më tutje është 4 mijë euro metri, ndërsa prona jonë nuk është vlerësuar.
Kam paguar të gjitha taksat deri në ditën e fundit, jam i rregullt”, tha ai.
