Skip to content

“Na përfshini në rendin e ditës”/ Kundërshtojnë kushtin e qeverisë, studentët e mjekësisë letër Kuvendit. Zbardhet kërkesa para miratimit të projektligjit






Studentët e mjekësisë i janë drejtuar me një letër zyrtare Parlamentit të Shqipërisë pas kushtit të qeverisë për kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomës, ku kërkojnë që ditën e nesërme më 20 korrik t’i jepet mundësia për të folur në foltore.

Teksa pritet që të votohet projektligji, studentët e mjekësisë theksojnë se e kundërshtojnë atë pasi është antikushtetues dhe nëse nuk pezullohet do të vazhdojnë me protesta deri në bojkot total të vitit të ri akademik që nis në tetor.

Letra e plotë:

Të nderuar,

Studentët e mjekësisë shprehin hapur kërkesën për t’u dëgjuar në parlament.

Jemi dëgjuar në dy komisione, te Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Si palë interesi kërkojmë që ditën e nesërme datë 20.07.2023 të përfshihemi në rendin e ditës, përpara procesit të votimit për miratimin e ligjit.

Duke shpresuar që kërkesa të merret parasysh, jemi në pritje të përgjigjes tuaj.

 

“”