Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas aksioneve të fundit të policisë kundër kultivimit të kanabisit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkuan se lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet të intensifikohet.
Duke u ndalur tek të dhënat e ditës, raportuar nga policia, Balla nënvizon se kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë.
“Lufta kundër kultivimit të kanabisit duhet vazhdojë edhe më fort, përderisa përsëri e përsëri, tek tuk, kanabisi rinxjerr kokën sapo policia e kthen kokën nga ana tjetër. Dhe kur Policia godet, edhe rezultatet nuk mungojnë. Prandaj goditja duhet sistematike, çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për operacionin në malësinë e Krujës, ku u zbuluan dhe u asgjësuan sot mbi 1200 bimë kanabis, bashkë me të zotin e tyre para drejtësisë”, ka shkruar Balla.
