Skip to content

Aksident në Shëngjin/ “Audi” përplas motorin, plagoset drejtuesi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Shëngjinit.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi Mark Gjini, ka përplasur motorin që drejtohej nga Agostin Zefi, ku ky i fundit mbeti i plagosur.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.