Skip to content

Gjenden 686 bimë kanabisi në Kukës, procedohet kryeplaku, nuk dihen ende autorët

Tre persona janë proceduar penalisht mes të cilëve një kryeplak pasi dyshohet se nuk kanë treguar për kultivimin e bimëve narkotike në këtë zonë.

Operacioni i koduar “Bjeshkët e Nemuna”, së fundmi ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin me anë të djegies të 686 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territorin e fshatit Mserr.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 686 bimë narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.