Skip to content

Shpëtuan tre turistët që ranë në humnerë/ Kumbaro: Mirënjohje për djemtë e Forcave të Armatosura

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka përgëzuar punën e Forcave të Armatosura, të cilët shpëtuan një ditë më parë tre turistë. Dy fëmijë dhe një grua nga Gjermani po vizitonin shpellën e Pëllumbasit, teksa papritur ranë në humnerë.

 

Për shpëtimin e tyre u përdor helikopteri Cougar.

 

“Shumë mirënjohje për djemtë e Forcave të Armatosura të cilët me helikopterin Cougar u erdhën në ndihmë tre turistëve gjermanë, një grua dhe dy fëmijë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit. Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës dhe janë në gjendje të mirë”, shkruan Kumbaro.

 

Ministrja e Turizimit ka theksuar vazhdimisht forcimin e bashkëpunimit mes hallkave të ndryshme, duke nisur që nga policia e deri tek pushteti lokal. Kumbaroi thekson se plani i masave përfshinë disa elementë me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik.