Mbrëmjen e djeshme në fshatin Balldren të Lezhës u vra me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lesktakaj).
Viktima ishte duke dalë nga marketi, kur u qëllua për vdekje nga një makinë në lëvizje.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se ditën e sotme është gjetur një makinë e djegur në Gjadër.
Dyshohet se automjeti është pikërisht ai që u përdor për vrasjen e djeshme, brenda makinës është gjetur edhe një armë.
Pista e vetme deri më tani është ajo e hakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj prej gati 3 dekadash është në hasmëri me fisin Nikulaj.
Kujtojmë që rreth 3 muaj më parë u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij, Ardian Nikulaj.
Për ekzekutimin e Nikulajt u arrestua në Britaninë e Madhe, Edmond Haxhia, ky i fundit ka lidhj e familjare me 42-vjeçarin e vrarë ditën e djeshme.
ABC News mëson se babai i viktimës Nikolin Lekstakaj, me babain e Edmond Haxhisë, janë djem xhaxhallarësh. Pra, kushërinj të dytë. Ndërsa Edmond Haxhia është nip në fisin e Lekstakajve.
Vijon…