Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso thotë se ofrimi i 24 automjeteve amerikane të blinduara “Humvee” për nevojat e forcave të sigurisë të Kosovës “nuk është një kërcënim për askënd.”

Sipas tij, nuk ka asnjë indikacion se ndonjë veprim ushtarak mund të bëhet në territorin e Kosovës.

Media e Kosovës njoftoi pak ditë më parë se automjetet e Humvee nga Shtetet e Bashkuara arritën në Kosovë dhe pritet të jenë në dispozicion të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Grasso thotë se automjetet e blinduara kanë për qëllim transportin e njerëzve dhe pohon se “nuk ka asnjë arsye për frikë dhe shqetësim”.

Ai vë në dukje se dërgimi i automjeteve tek forcat e sigurisë të Kosovës “është rezultat i një marrëveshje dypalëshe midis Prishtinës dhe Uashingtonit dhe nuk ka të bëjë me KFOR-in”.

“Marrëveshja u nënshkrua në korrik të këtij viti, ajo u paraqit gjerësisht tek publiku dhe të gjithë u njohën me të”, tha Grasso.

24 automjete të blinduara “Humvee” janë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë blerjeje për një total prej 51 automjeteve të tilla. Ato mbërritën në Kosovë në vigjilje të themelimit të ushtrisë, gjë që pritet të ndodhë të premten.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re