Skip to content

Aksident në Elbasan, humb jetën 58-vjeçari

ELBASAN- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim.

Një automjet, i cili po lëvizte në këtë aks ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe për pasojë ka humbur jetën një 58-vjeçar.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme./