Skip to content

Droguan dhe përdhunuan një 29-vjeçare, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë.

Të dy 50-vjeçarë, ata u kapën nga Policia e Manzës, ndërsa mbi ta rëndon akuza për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike me dhunë ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte drogë, të ashtuquajtur drogë përdhunimi.

Njëri nga të dy, i gjurmuar në Monza, përfundoi në burg, tjetri që ndodhej në Cuneo, ndodhet në arrest shtëpie. Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës nisën nga denoncimi i 29-vjeçares, e cila në fund të verës së kaluar kishte kërkuar ndihmë ndaj dhunës seksuale, nga ku kishte nisur denoncimi në organet e drejtësisë.

Sipas hetimeve, 29-vjeçarja frekuentonte shtëpinë e familjes së njëriut prej të dyshuarve. Atë natë familja kishte shkuar për pushime, kështu që e ftoi për një darkë për dy persona në një restorant në Monza.

Menjëherë pas darkës, ajo filloi të mos ndihej mirë, duke shprehur “eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme”, sipas burimeve nga policia italiane. Dyshohet se të dy arritën në shtëpinë e burrit, ku i dyshuari i dytë ishte i pranishëm.

Vajza u gjend lakuriq dhe në aktin e kryerjes së akteve seksuale me të dyshuarit – thuhet në shënimin e Komisariatit të Policisë.

Duke mos mbajtur mend saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, ajo u vesh dhe shkoi në shtëpi. Vetëm në ditët në vijim filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke kuptuar kështu se kishte qenë e përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, duke mos qenë e vetëdijshme.

Testet toksikologjike mbi vajzën treguan marrjen e substancave psikotrope duke përfshirë të ashtuquajturin ‘drogë përdhunimi’, GHB. Të dy gjithashtu tentuan që ajo të tërhiqte denoncimin duke i ofruar para.