Skip to content

Thellohet tragjedia e aksidentit në Tiranë! Fuoristrada ra në humnerë, 2 të vdekur! 33 vjeçari ndërroi jetë në spital! Identifikohet viktima tjetër

356201026 678178277660242 8133304132720988734 n

Thellohet tragjedia e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2023. Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=54&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fthellohet tragjedia e aksidentit ne tirane fuoristrada ra ne humnere 2 te vdekur 33 vjecari nderroi jete ne spital identifikohet viktima tjeter%23715728&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

Denis Çali, 33 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u dërgua në spital mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër. Ai është 26 vjeçari Brusild Gjyla.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë” informoi sot policia.

Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.