Skip to content

Makina del nga rruga në Tropojë, drejtuesi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Tropojë. Një mjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj. Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e Dobërdollit. Drejtuesi po udhëtonte vetëm ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Priten detaje të mëtejshme nga policia rreth kësaj ngjarjeje.