Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka vizituar sot bashkinë e Pustecit, ku u prit nga president i vendit tonë, Bajram Begaj.

 

Në një deklaratë për mediat, Pendarovskit tha se “Ballkani i Hapur” duhet të vijojë të funksionojë.

 

“Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij e deri më tani është që të jetë një bashkëpunim rajonal midis Shteteve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej atyre iniciativave dhe shpresoj që në një format të tillë dhe të funksionojë. Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit ndërsa vetëm 3 shtete në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur.”

 

Edhe për presidentin Begaj nisma “Ballkani i Hapur” është e mirë, por theksoi se iu përket vendimmarrësve ekzekutivë politikë për vijimin ose jo të saj.

 

Përfshihen të gjitha vendet e ballkanit perëndimor dhe lehtëson procedurat burokratike , lehtëson lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve. Padyshim si çdo inisiativë tjetër rajonale janë të mira. Vendimmarrësit ekzekutiv politik e mendojnë për vazhdimin e një iniciative ose jo.

 

Të dy presidentët, të shoqëruar nga zonjat e para dhe nga autoritetet e bashkisë së Pustecit dhe të Qarkut të Korçës, zhvilluan edhe një sërë aktivitetesh të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko