Skip to content

Makina përplaset me zetorin në aksin rrugor Lezhë-Shkodër/ Humbin jetën dy persona, një i plagosur

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një automjet tip Fiat është përplasur me një zetor në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se nga ky aksident kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

 

Ngjarja rreth ores 05:10. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit por edhe për identifikimin e viktimave.