Skip to content

Zjarri në ishullin e Korfuzit/ Evakuohen 17 fshatra, rojet bregdetare shpëtojnë 59 pushues

Temperaturat ekstreme e kanë përballur Greqinë me pushtetin e zjarreve prej disa ditësh.

 

Ishulli i Korfuzit ishte një tjetër zonë që mbrëmjen e djeshme u përfshi nga zjarri, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në zonën Perithia në veri të ishullit.

 

Sipas mediave mësohet se autoritetet deri më tani kanë evakuuar 17 fshatra, roja bregdetare ka shpëtuar 59 persona që ndodheshin në plazhin e Nisakut.

 

Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të parandaluar që flakët të arrinin në shtëpi.