Skip to content

Kanë ngelur edhe 10 kuti për tu numëruar në Rrogozhinë/ Memolla kryeson përballë kandidatit të opozitës

Në Rrogozhinë kanë mbetur edhe 10 kuti për tu numëruar, ku deri tani kandidati i PS Edison Memolla kryeson bindshëm përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.

 

Diferenca deri tani është me mbi 990 vota,  më shumë se në zgjedhjet e 14 majit kur fitoi me një diferencë prej 21 votash

 

Deri tani janë numëruar 44 kuti dhe janë  për t’u numëruar edhe 10 kuti, ku Edison Memolla i PS ka 4936 vota dhe Shkëlqim Hoxha i BF ka 3941 vota.

 

Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të njësisë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh ndërsa vijon numërimi i kutive të votimit të Rrogozhinës dhe Sinaballajt.