Skip to content

Merr flakë në ecje kamioni në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë, dyshimet e para

Një kamion ka marrë flakë në ecje e sipër në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në kamion, teksa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./