Skip to content

Po shuante flakët, bie mes zjarrit avioni në Greqi, nuk dihet fati i pilotëve

Ai fluturon një helikopter mbi zonë për të parë situatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Greqi, ku një avion zjarrfikës Canadair ka rënë në një luginë teksa po punonte për zjarrin në zonën e Platanistos në Karystos.

Mediat greke shkruajnë se në vendin e rënies së avionit, tani po fluturon një helikopter mbi vendin e rënies për të parë situatën.

Nuk ka asnjë komunikim me ekuipazhin.

Zona ku ka humbur komunikimi me Canadair është e vështirë dhe tashmë ka nisur kërkimi për gjetjen e tij. Sipas informacioneve, avioni ka rënë në qendër të zjarrit, ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e dy pilotëve që ndodheshin brenda.