Skip to content

Rrezikuan të mbyteshin në Shëngjin, dy pushues nga Kosova përfundojnë në spital

Dy pushues nga Kosova një 40 vjeçar dhe një 30 vjeçare këtë të mërkurë kanë rrezikuar që të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve mësohet se ndihma e parë u është dhënë nga të afërmit më pas ka ardhur ambulance dhe pushueit ndodhen në spitalin e Lezhës, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndër të tjera mësohet se deti gjatë ditës së sotme ka qenë i trazuar dhe me dallgë.