Skip to content

Shkarkohet Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra. Burime për Vizion Plus konfirmojnë lëvizjen më të fundit në kabinetin qeveritar.

 

Ky shkarkim i Ibrahimajt vjen në vrazhdën e ndryshimeve të paralajmëruara në kabinetin qeveritar, nën kuadrin e një ristrukturimi, teksa PS po ‘konsumon’ mandatin e tretë në pushtet.

 

Më herët, kryesocialisti Rama shkarkoi Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke e zëvendësuar me Taulant Ballën.