Skip to content

Tritol për herë të tretë Arben Turkut/ Ngjarja në banesën e tij, dyshohet për hakmarrje

Një banese në Lushnje i është vënë tritol për herë të tretë. Sipas policisë, lënda plasëse është hedhur në banesën e Arben Turkut, në lagjen “18 tetori” rreth orës 22:00.

Nga burimet policore, mendohet të jetë hakmarrje, pasi Arben Turku ka ushtruar shftyrëzim prostitucioni. Lënda plasëse është hedhur në oborr.

Banesa është në emër të Resmie Turkut. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale./