Skip to content

U rizgjodh në krye të PD-së/ Basha falenderon Hanin: E ktheu procesin në një debat idesh

Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim para selisë së PD-së pasi u zgjodh si kryetar i PD-së. Krah rivalit të tij Gjergji Hani, Basha falenderoi këtë të fundit.

 

Basha tha se Hani e ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh.

 

 ‘Falenderim të veçante për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij me pastërtinë e shpirtit të tij me përkushtimin ndaj PD-së të djathtës shqiptare ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç duan dhe presin shqiptarët.’- tha Basha.