Skip to content

Aksident në aksin Kotë-Gjormë, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Kotë-Gjormë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetas italian, 62 vjeç.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.