Skip to content

Inteligjenca artificiale premtuese në mjekësi/ Ndihmon në ekzaminimin e tumorit të gjirit, ja studimi më i ri

breast cancer 2.webp

Teknologjia luan një rol të rëndësishëm në shëndetësi. Edhe Inteligjenca artificiale mund të konsiderohet një faktor tashmë në mjekësi.

 

Kjo pasi studiuesit kanadezë kanë zbuluar se me ndihmën e inteligjencës artificiale mund të dallohet tumori në gji, raporton “BBC“.

 

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Lund thanë se nevojiteshin më shumë kërkime për të përcaktuar plotësisht nëse mund të përdoret në programet e diagnostikimit.

Në studim u përfshinë më shumë se 80,000 gra nga Suedia, me një moshë mesatare 54 vjeç.

 

Gjysma e tyre u nënshtruan ekzaminimeve nga dy radiologë, ndërsa gjysma tjetër iu nënstruan ekzaminimeve nga Inteligjenca Articiale dhe më pas interpretimi u ndoq nga një ose dy radiologë.

 

Në total, 244 gra u zbuluan nga Inteligjenca Artificiale se kishin tumor, krahasuar me 203 që u zbuluan nga kontrolli standard.

 

Ky, në fakt, nuk është studimi i parë që sugjeron përdorimin e Inteligjencës Artificiale për të diagnostikuar tumorin e gjirit në mamografi – rreze X të gjirit.

 

Edhe ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar ranë dakord se Inteligjenca Artificiale ofronte premtime të mëdha në identifikim e tumorit të gjirit.