Skip to content

Video/ Prej 3 ditësh e bllokuar afër një shpelle në Karaburun, policia i vjen në ndihmë turistes italiane

Një turiste italiane është gjetur nga policia afër një shpelle në Karaburun, pas 12 orësh kërkime.

Turistja kishte mbetur në shpellë prej 3 ditësh dhe e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.

Gjetja e shtetases italiane u bë në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.

Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./