Moti i keq me reshje shiu dhe vranësira që pritet që të përfshijë gjithë vendin gjatë orëve në vijim, ka bërë që plazhi I Durrësit të braktiset nga pushuesit të cilët kanë ndërprerë pushimin në breg të detit për shkak të kushteve atmosferike dhe frikës për stuhi.
Plazhi i boshatisur i Durrësit, ishte i mbushur me turistë përpara se koha e keqe me vranësira dhe stuhi të mbulonte zonën.
Siç duket edhe nga pamjet, bregdeti i Durrësit këtë të shtunë të parë gushti është boshatisur në pikun e zezonit turistik.
