Një 36 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka vjedhur sende me vlerë brenda një objekti kulti.

Sipas policisë ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

Nga hetimet ka rezultuar se36 vjeçari  gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko