Java e sapokaluar është mbyllur me disa ngjarje në Berat ku pas humbjes ndaj Besës u akuzua gjykimi dhe sjellja e tifozerisë beratase. Menjëherë pas ndeshjes klubi reklamoj sjelljen e tifozerisë kavajse dhe gjykimit por vendimi nuk ishte ai që pritej.
Besa u dënua me një ndeshje pa tifozë dhe 100 mije lek gjobë kjo pas hedhjes së sendeve në fushë dhe sharjet në kor ndaj tenknikut Devolli.
Por penalizim ka patur edhe për klubin beratas mbi pagimin e dëmeve të shkaktuar nga futbollistët e Tomorit në dhomat e zhveshjes së stadiumit Besa.
I fundit në radhë për dënim ishte ai i kaitenit të Tomorit, Ervis Çaço me dy ndeshje penalizim.kjo e justifkuar për fyerje denigruese ndaj gjyqtarit e lidhur me një postim të tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë gjatë kësaj jave ka ardhur edhe largimi i tretë nga Tomori kështu pas Rodrigo dhe Joti ishte radha edhe e brazilianit tjetër Andres Markiori të largohej nga Tomori. Palët kanë bërë një zgjidhje konsesuale të kontratës./Berati.TV


