Skip to content

Turistët e huaj vlerësojnë Shqipërinë, Rama shpërndan dëshmitë e vizitorëve në Himarë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjtje e ka nisur me një video nga turistët e huaj në Himarë.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë disa dëshmi të pushuesve që rrëfejnë përvojat e tyre fantastike.

Turistët shprehen se vlerësojnë cilësinë e shërbimeve, pastërtinë, sigurinë dhe aktivitetet e ndryshme.

“Unë shoh shumë video në Tiktok dhe më ka pëlqyer sepse i kam pasion udhëtimet prandaj vendosa të vij këtu dhe të festojmë 20-vjetorin e shoqes sime. Ushqimi është shumë i shijshëm, më ka pëlqyer. Më pëlqyen frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin, kështu që nuk është problem”, tha një turiste nga Bullgaria.

Një tjetër turiste shprehet se Shqipëria ka një kulturë shumë interesante dhe uji i detit është shumë i pastër.

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë.  Vendi ka gjithashtu një kulturë shumë interesante. Uji është shumë i pastër, por përveç kësaj, mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, u shpreh një tjetër.

Ndërkohë një turiste tjetër vlerëson sigurinë.