Skip to content

Grushtoi për vdekje ndërtuesin në Vlorë, Rei Meta njihet sot me masën e sigurisë

Ka mbërritur në gjykatën e Vlorës për njohjen e masës së sigurisë Rei Meta. Ai u arrestua si autor I dyshuar i ngjarjes ku mbeti i vdekur ndërtuesi Armando Meshau.

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.