Dy shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane, pasi janë kapur me drogë.
Sipas autoriteteve italiane të ndaluarit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur rreth moshës 22 dhe 29-vjeç, u është gjetur dyqind e pesëdhjetë doza kokainë të fshehur në dy kavanoza qelqi në pyll.
Aktiviteti i shqiptarëve ra në sy pasi kohët e fundit në zonën e pyjëzuar kishte mjaft vizita nga automjetet. Gjë që nuk ishte e zakonshme në pyllin e Vareses.
Pasi ndoqën dy shqiptarët, karabinierët italianë gjetën dy kavanozat me kokainë, njëri kishte dhjetë doza, ndërsa tjetri njëqind.