Skip to content

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, te kryqëzimi i Libonikut.

Mësohet paraprakisht se janë përplasur dy automjete. Si pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.