Skip to content

Aksidentohen dy automjete në Gjirokastër, 3 persona të lënduar

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Shtëpëz në Gjirokastër.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë lënduar 3 persona.

Për fat të mirë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës.