Skip to content

Shisnin ekstazi “Louis Vuitton” në lokalet e Tiranës , zbardhen emrat e 5 të arrestuarve

WhatsApp Image 2023 08 15 at 10.01.56 AM

Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia janë pesë të arrestuarit e një nate më parë në kryeqytet. Uniformat blu vunë në pranga 3 persona nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova, të cilët shisnin ekstazi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

 

 

Pas një hetimi që vijonte prej 5 muajsh, policia arriti të vinte në pranga autorët dhe konfiskonte 10 mijë doza ekstazi.

 

Droga sintetike sapo kishte ardhur në kryeqytet dhe ishte destinuar për tregun e brendshëm. Dozat, sipas burimeve të policisë siguroheshin dhe vinin në vendin tonë nga Kosova.