U vra nga kolegu i tij/ Zbardhet vdekja aksidentale e punëtorit indian në Elbasan, 3 të arrestuar
Tre persona janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së 45 vjeçarit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit të Elbasan mëngjesin e së premtes (18 Gusht).
Raportohet se viktima është goditur aksidentalisht me mjetin e punës (pirun) nga një bashkatdhetar i tij, 46 vjeçari me iniciale K. B.
Në pranga kanë përfunduar përgjegjësi teknik Andi Bajrami dhe inxhinieri përgjegjës, indiani Aaditya Ras.
