Një zjarr ka rënë sot në pyllin me pisha në malin Partizan në Berat.

Pas njoftimit, 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janë nisur drejt zonës së zjarrit që ishte shtrirë deri në kurorat e pishave.
Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe fikjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si dhe u përshkruan edhe 20 rrënjë

Burime nga Reparti Zjarrfikës bëjnë me dije se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në malin Partizan do të jetë në monitorim për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak të temperaturave të larta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko