Skip to content

”Ilgazzettino” – Meloni porosit ambasadorin Bucci: Paguani faturën e italianëve që ikën pa paguar në restorantin e Beratit!

28190031 bcbb 45dc 8eaf 54d8169061d4

18 gusht – Lajmi i katër turistëve italianë që u larguan nga një restorant në Berat pa paguar faturën shkaktoi shumë diskutime në Shqipëri, shkruan faqja e internetit ilgazzettino.it.

”Pamjet e ‘arratisjes’ u bënë virale në rrjetet sociale, duke ndezur një debat të nxehtë mbi pasojat e kësaj vale pushuesish (kryesisht italianë) në Shqipëri.

Për rregullimin e kësaj situate u kujdes personalisht kryeministrja Giorgia Meloni, e cila urdhëroi ambasadorin italian në Shqipëri Fabrizio Bucci për të shlyer faturën e papaguar të katër turistëve italianë.

“Me rekomandimin e kryeministres sonë Giorgia Meloni, ne proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit”, thuhet në shënimin e publikuar nga Ambasada në Tiranë.

“Italianët të rrespektojnë rregullat. Shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten”, thuhet ë deklaratën e ambasadës.

Në një intervistë për “La Stampa”, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se ”dje, gjatë takimit të tyre në Vlorë, disa shtetas italianë u larguan nga restoranti pa paguar faturën”, duke shkaktuar të qeshura. /os/