Skip to content

E rëndë! Ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar tokën, humb jetën një 31-vjeçar në Divjakë

Një 31-vjeçar nga fshati Biçukas, Divjakë, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, ai ishe duke punuar tokën në momentin e incidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.