Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt ka deklaruar se e mbështet protestën e studentëve pasi është një e drejtë e tyre.

 

Nga Shkodra, ambasadori Borchardt theksoi gjithashtu se OSBE u ka kërkuar palëve që të ketë dialog mes palëve për zgjidhjen e kërkesave.

 

“Kemi kërkuar që mes paleve të ketë dialog. Ne mbështesim çdo të drejtë për protestë, por ajo duhet të jetë paqësore”

 

Deklarata e ambasadorit u bë gjatë çeljes së ekspozitës  “Krimi mjedisor” që u organizua nga Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Arteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re