As institucionet e artit e kulturës nuk i shpëtojnë dot grabitjeve. Teatri “Skampa” në Elbasan ra pre e grabitjes gjate natës duke u gdhire dita e diele.
 
Mësohet se persona të paidentifikuar thyen derën e pasme të teatrit dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash që gjendej në kasafortë.
 
Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje, shuma e grabitur kap vlerën e 4 mijë eurove, të gjitha të ardhura nga shfaqja e fundit “Babai” e cila ka një javë që luhet në këtë teatër.
 
Dyshimet e hetuesve bëjnë fjalë për një grabitje të planifikuar ndërsa në zonë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve për identifikimin e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re