Një 30-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi akuzohet se po transportonte me makinë 29 emigrantë të paligjshëm. I riu kishte brenda furgonit të tij 29 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

 

30-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko