Skip to content

Dy muaj pa rroga dhe 5 të tjera pa sigurime; punonjësit e fasonerisë në protestë

Punojësit e një fasonerie në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të tyre të punës.

 

Shkak i protestës është bërë mbyllja e fasonerisë , mospagesa e sigurimeve shoqërore për 5 muaj si dhe paga e dy muajve të fundit.

 

Sipas punonjësve, ata nuk janë lajmëruar për mbylljen e aktivitetit dhe tani kërkojnë rrogat e padhëna, sigurimet shoqërore dhe pagesën e transportit.

 

Ndërkohë përfaqësues të subjektit privat pranojnë se nuk ka më aktivitet në filialin e Pogradecit dhe për këtë arsye kanë shpallur falimentimin.