Deputetët e opozitës, mbështetës së Sali Berishës dhe Gazment Bardhit zhvillojnë sot takimin e dytë mes tyre në Kryesinë e Kuvendit.
Në takimin me dyer të mbyllura do të diskutohet për qëndrimin që do të kenë këta deputetë ditën e nesërme në seancën parlamentare.
Gjithashtu mësohet se deputetët do të diskutojnë edhe për kërkesat që ata do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.
Ata pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.
Pjesë e takimit janë edhe Berisha me Bardhin, por edhe aleatët e PD që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.
