Skip to content

Ministeriali i ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni, Taulant Balla: Të angazhuar për t’u përballuar me krimin dhe forcuar kontrollin kufitar

 

Në Tiranë zhvillohet ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Brendshëm nga BE-ja dhe rajoni ynë. Ky takim bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen 26 delegacioneve të nivelit të lartë.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se Shqipëria është bërë kampione e sigurisë.

Ministri u shpreh i vendosur për të thelluar akoma më tej bashkëpunimi, ndërsa theksoi se “Shqipëria është shembull i jashtëzakonshëm i popullit të saj për një të ardhmen më të ndritur.”

“Drejtimi është i qartë, të forcojmë angazhimin e përbashkët për t’u përballur me problemin e krimit te organizuar dhe për të forcuar kontrollin e kufijve dhe të arrijmë një traktat sigurie kundër kërcënimeve kibernetike.

Jemi dëshmitarë të shkatërrimit ekonomik e social të shkaktuar nga krimi i organizuar. Përpjekja jonë drejt anëtarësimit në BE është ajo që na drejton dhe forcon angazhimin tonë për të luftuar krimin.

Procesi i Berlinit na inkurajon që të zbatojmë një qasje shumë planesh.

Shqipëria është prekur nga flukset migratore për shkak të zhvillimeve në vendet e origjinës dhe kalimeve tranzit”, tha Balla.

“”