Skip to content

Vrau 2 vëllezërit në 2012, arrestohet 48-vjeçari i shumëkërkuar nga policia

download 1 1

Ka rënë në prangat e policisë, i shumëkërkuari Eduart Kurti, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje.

Policia në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, e ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se 48-vjeçari ka vrarë në vitin 2012 me armë zjarri dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.