Skip to content

La vetëm fëmijë dhe mes tyre foshnjën 3 muajshe, policia greke vë në pranga 31-vjeçaren

Një 31 vjeçare është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka lënë vetëm dhe pa kujdesin e një të rrituri 8 fëmijë dhe mes tyre foshnja vetëm 3 muajshe.

Mediat greke shkruajnë se kanë qenë fqinjët ato që kanë njoftuar policinë se në një banese kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve, dhe me mbërritjen e policisë në banese janë gjetur tetë fëmijë, të moshës nga 3 muaj deri në 13 vjeç.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.