Skip to content

“Tempulli”, Gjykata e Korçës lë në burg 10 nga të arrestuarit

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një pjesë të të arrestuarve si rezultati i operacionit antidrogë “Tempulli”.

 

Masa “arrest me burg” u caktua për Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.

 

Të arrestuarit janë pjesë e operacionit mbarëkombëtar antidrogë, ku u vunë në pranga të gjithë të dyshuarit për shit-blerje lëndësh narkotike.